Dje në një prononcim për media kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i pyetur nga gazetarët rreth Tryezës së Përbashkët se nga kush duhet të thirret, ai me tendencë ironizoi Tryezën duke propozuar që takimin e rradhës ta fton Menduh Thaçi i cili Tryezën e Përbashkët të partive shqiptare e vlerësoi si një improvim të kot ndërsa, deklaratën e përbashkët të dalë nga kjo tryezë e vlerësoi si një paçavure.

Duke ju referuar faktit që Tryezën e Përbashkët dhe Deklaratën e përbashkët e përshëndeti dhe mirëpriti edhe kryeministri shqiptar z.Edi Rama ndërsa të njejtën z.Menduh Thaci e ironizoi, tash kur Ali Ahmeti propozon që Thaçi duhet që të jetë kryetari i radhës që do të fton tryezën a don të thotë që është një tentativë për t’u tallur edhe me kryeministrin e Shqipërisë?