E hënë, 29 Prill, 2024
Ballina Teknologji Apple prezanton Iphone X Gold

Apple prezanton Iphone X Gold

Kur Apple lançoi iPhone X për dhjetëvjetorin e celularit, njerëzit u tronditën nga çmimi i tij prej 1,000 dollarësh

Por, një version i ri luksoz pritet të lëshohet gjithashtu, që e bën çmimin e iPhone X të duket i lirë.

Dokumentet e paraqitura në Komisionin Federal të Komunikimeve të Shteteve të Bashkuara tregojnë një iPhone X të pazbuluar që duket se është bërë në një ngjyrosje të veçantë “ari të kaltër”, e që pritet ta ket1ë një çmim jo të përbllueshëm për të gjithë.

Imazhet u zbuluan nga faqja e besueshme Apple Mac Rumors, e cila spekuloi se firma e teknologjisë mund të jetë duke planifikuar të lëshojë telefonin më vonë këtë vit.

 

Ato ishin të përfshira në dokumentet e paraqitura në FCC dhe i nënshtrohen një klauzole gjashtëmujore konfidencialiteti që skadon kohët e fundit.