Shkruan: Qenan Aliu

Miq të dashur, – Gjorgje Ivanov, zbatoi Abolicion të bandës politike në bazë të një neni (11) të pa qenë në Ligjin për Falje ! – Gjorgje Ivanov , zbatoi Abolicion për veprat e rënda penale , ndër to edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve , të ndaluar edhe në bazë të ligjit që veç më ka mbetur si i pazbatueshëm ! – Gjorgje Ivanov, zbatoi Abolicion edhe për shumë persona kundër të cilëve akoma zyrtarisht nga Prokuroria Speciale me aktvendim nuk ishte ngritur procedurë hetimore ! – Gjorgje Ivanov, zbatoi Abolicion edhe për dëshmitarët, që është apsurd i veçantë në këtë skandal ! Këto jan APSURDET JURIDIKE dhe IDIOTIZMI i presidentit Ivanov dhe kabinetit të tij. SI MUNDË TË TËRHIQEN KËTA VENDIME ? Në këtë anormalitet egzistojnë vetëm këto mënyra procedurale ;- – E para, Vetë Ivanov të nëshkruaj Vendime të tjera për DEROGIMIN e vendimeve të mëparshme,(Sipas definicionit ,Ligji i ri e derogon ate të parin ) dhe procedura të kthehet në momentin (në datën ) kurë edhe u bë abolicioni.( KJO ËSHTË E VETMJA MUNDËSI PRAKTIKE DHE E ZBATUESHME NË KËTO RETHANA). – E dyta, Gjykata Kushtetuse ti abrogoj vendimet e tijë . (Variant që në këto rrethana nuk mund të zbatohet). – E Treta, Parlamenti po të mblidhet ,me ligj të ri të mundë ta definojë këtë suspendim të sistemit juridik nga ana e presidentit.(për këtë variant nuk ka tani për tani vullnet politik ). dhe – E Katërta sipas mendimit tim, Gjykata Supreme e RM të bëjë mendim juridik sepse bëhet fjalë për një apsurd të madhë, që meqë vendimet e abolicionit nuk kanë bazë ligjore të mos meren parasyshë nga gjykatat por procedimi të realizohet. ( Por edhe kjo në këto rrethana nuk ka vullnet të bëhet). Miq të dashur, Këta vendime për abolicion janë Apsurde juridike të cilat do të mësohen si rast sui generis në librat e shkencës së jurisprodencës në një të afërme, dhe padyshim është një idiotizëm alla Gjorgje. Ky abolicion nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e shtetit aq më pak me interesat e qytetarëve , përveç se është interes konjuktural për amnestim të krimit dhe shpërdorimeve galopante me pushtetin. Prandaj është edhe idiotizëm i paparë. Ka mbetur edhe pak ditë që Ivanov të lëshojë pe dhe të tërheqë vendimet e tij për abolicion, si rezultat i trusnisë diplomatike të BE dhe SHBA-ve.