Shkruan:Arban Balliu

MJAFT më o   TELALLE të Lëvizjes  BESA

Historia njerzore është e mbushur plot me tradhtarë. Tradhtarët gjenerojnë në këtë sens, sepse u mungon sensi i humanizmit. 
Tradhtari më i madh është ai që tradhton kombin për interesa të ngushta personale. Ky lloj tradhtari, është tradhtari më i keq.

Naim Frashëri kështu i përshkruan tradhtarët: “Ata turpin fitojnë, Nder’ e tyre posht’ e hedhin, Dhe armikë të gëzojnë, E në errësirët bredhin”!

Këto fenomene ndodhin për arsye se opozita e vërtetë është fukarallëku që është ulur këmbë kryq në çdo vatër shqiptari. Si ta kuptojmë këtë qëndrim anormal të ”TELALLIT” të Lëvizjes  BESA Faton Fazliu?

Cilit duhet ti besojmë, atyre që te vrasin natën e të qajnë ditën. Eu bre, kjo piramida antishqiptare, të gjithë e dinë kush janë, por po ju pyes Ju z. TELALLl:
Këta të sotmit BDI, janë më fukarenjtë e kombit apo janë më të pasurit e kombit? 
Do ju pyes publikisht: 

  • Tregoni, sa sa fytyra paskeni?
  • U bëre “BURRË I BESËS” apo u bëre “URË E BESËS” për të mbajtur ALI AHMETIN në pushtet? 
  • Cili ishte prioriteti i BESËS z. TELALL, të mbroni apo të shisni interesin kombetar? 
  • Kush i bën këto veprime ata që duan shqiptaret apo ata që nuk i duan?
  • Çfarë mund të bëjë një armik i popullit më tepër se kaq qe beni JU LËVIZJA E TELALLËVE? 
  • Cili eshte plani Juaj, për të mbrojtur shqiptarët apo për të zhdukur edhe atë pak shprese shqiptare të quajtur Aleanca per Shqiptaret?
  • Me çfare ju shantazhuan apo mashtruan. Ju ofruan ndoj kacidhe euro për të mbrojtur kriminelet?
  • Me çfarë vërtetoni pastërtinë apo tradhtinë Tuaj?
  • Pse duhet të godasim veten tone?

Nderi dhe krenaria më e madhe është që të jesh Shqiptar. Historia ka vërtetuar se antishqiptaret kane fantazinë në gjak për djallëzi dhe për dinakëri. 
Faktet kanë vërtetuar se armiqte dhe tradhëtaret tanë për të realizuar atë që i intereson fillimisht të rrethojne me dashuri dhe mepas të fusin thikën në PA-BES(A)I. Kjo nuk është thjesht një rastësi por një skenar i përgatitur mirë nga qarqet antishqiptare dhe i mbështetur hapur nga vetë plehu Shqiptar e vërtetuar se qeveritarët shqiptarë, keta te sotmit të janë të shitur kokë dhe këmbë.

A jeni ju z. TELALL me TELALLXHINJTE E PA-BESES që po i përgatisin varrin shqiptarëve. Nese po, atëhere JU nuk keni të drejtë të përfaqësoni popullin shqiptar.

Intelektuali nuk duhet të jetë kundër vetvetes e kundër kombit. Intelektuali nuk tradhton të vërtetën. 
Nuk është intelektual ai që ”shet” dijen dhe aftësinë e tij për hatër të partisë, për pushtetin e për interesat personale o z. TELALL, ju a jeni te tille?
Shumë “analistë e opinionistë”, të vetëquajtur “të pavarur”, u vardisen kryetarëve të partive politike për të fituar ndonjë “asht për ta lëpirë” si puna e atij KIM(ËS) tuaj. Por ti z. TELALL je shume i vockel për ti thënë ”IKONËS shqiptare ZIADIN SELES hipokrit dhe nuk duhet t’i vardisesh e as t’i nënshtrohesh mesjetës, pasi intelektuali nuk duhet të ecë si “viçi pas lopës”.

Beteja vazhdon, të jeni të bindur se në fund fitimtare do jemi ne, POPULLI SHQIPTAR, PËRKRAH ALEANCËS PËR SHQIPTARËT.

Autori është  anëtarë i Kryesisë Qendrore të LR-PDSH-së