Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Taravari, i shoqëruar nga Zv/Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Remzi Mehmedi, realizoi vizitë në spitalin e përgjithshëm të Kërçovës. Ai potencoi se arsyja e vetme për këtë vizitë është që të vërtetoj udhëheqësit se spitali i cili filloi të ndërtohet në vitin 1990 dhe për të cilin shpesh herë u prenë shiritët nga garniturat paraprake qeverisëse, duke manipuluar me gjendjen reale të këtij objekti, përfundimisht do të nis me punë në Mars ose Prill të vitit 2019. Ministri Taravari gjithashtu shtoi se mjete për përfundimin e objekt janë të siguruara nga buxheti i vitit të ardhshëm.

Vlen të theksohet se fillimisht Ministri Taravari pati takim në shtabin lokal me strukturat e Aleancës për Shqiptarët – dega Kërçovë, ku u prit nga shefi shtabit Abdulla Sejdini, bartësi i listës Genc Selmani, si dhe pretendentët e listës për këshillin komunal

Lojtës Videosh

http://forumi24.info/wp-content/uploads/2017/09/Taravari-Fillon%C3%AB-nd%C3%ABrtimi-faz%C3%ABs-p%C3%ABrfundimtare-i-spitalit-n%C3%AB-K%C3%ABr%C3%A7ov%C3%AB.mp4?_=1