Kandidati për zëvendës kryetar të Qytetit të Shkupit,që sot e ka paralajmëruar edhe kandidati për kreun e Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski quhet Muhamed Ahmeti. 

Ai është shqiptar, por një përkrahës i partisë VMRO-DPMNE, për të cilën ai thotë se është parti ku bëjnë pjesë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallime nacionale dhe fetare. 

“Mund të them sinqerisht dhe të konstatoj se partia VMRO-DPMNE është partimultinacionale, pasi që unë si mysliman jam shqiptar, dhe nëse kjo parti është njëetnike, atëherë nuk do të më ftonin. Kjo nënkupton se këtu marrin pjesë të gjithë nacionalitetet pa dallime”, theksoi Ahmeti.