Arben Taravari, sekretar i Aleancës për Shqiptarët sonte në emisionin Click Plus, ka deklaruar që shumica parlamentare ka problem të ketë shumicë pasi nuk ka 61 deputetë:

“Kjo shumicë është e zbehtë, ne shohim se kjo shumicë nuk ka numra. Shumë herë janë anuluar mbledhjet dhe seancat për shkak të kuorumit.

Ne kemi kontribuar në projekte të përbashkëta e të mira, kemi votuar ligjin për regjistrim, ne e bëmë shumicën për atë ligj.

Gjithashtu kemi insistuar që të përpilohet ligji për vetëqeverisje lokale në mënyrë që do të ndihmonim më shumë komunat shqiptare, këtë ligj e ka refuzuar për bashkëpunim Bashkimi Demokratik për Integrim.”, tha Taravari

Nga ana tjetër edhe Televizioni maqedonas “Alfat Tv”, ka njoftuar sonte se nga burime të sigurta pranë VMRO-DPMNE-së të cilët për këtë medium kanë thënë se VMRO-DPMNE bashkë me Aleancën dhe Alternativën kanë siguruar 61 deputet dhe pritet çdo moment që të ndodh ndryshimi i pushteti në Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Alfa Tv” , VMRO-DPMNE nuk shpejton por pret që të sigurojë ende deputet që të ketë një qeveri stabile.

Përndryshe sot Ali Ahmeti tha se në Maqedonia qeveria e tij me Zaevin ka shumicën stabile por lajmet që vijnë nga VMRO-DPMNE flasin të kundërtën. Të presim se si do të rrjedhin ngjarjet ditëve në vijim.