Dy partnerët më të mëdhenj të koalicionit qeveritar Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk e kanë hapur temën e rikostruimit të mundshëm të Qeverisë. “Nuk është diskutuar e as nuk është menduar kjo çështje”, ka deklaruar partneri më i madh shqiptar I koalicionit, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

Lidhur me pakënaqësitë brenda partiake për emërimet e bëra, Ahmeti thotë se nuk është autoritar sa të mos i lejojë bashkëpartiakët lirshëm të thonë mendimin e tyre. “Mendimin ndryshe të jetë funksional, kështu që mos mendoni se ka zhvillime shqetësuese apo diçka të tillë, madje jam nga ata ithtarët që i inkurajoj mendimin ndryshe, në fund vendos shumica e organeve dhe detyrimisht tani hyjnë në funksion të vendimeve që merren qoftë me konsensus apo me shumicë në organet e partisë”, ka deklaruar Ahmeti para gazetarëve.

Ndërkohë, ka kohë që nënkryetari i BDI-së, njëherazi edhe koordinatori i grupit parlamentar, Izet Mexhiti, hapur shpreh shqetësimet e tij për emërimin e Artan Grubit si zëvendëskryeministër i parë. Dy ditë më parë, i pyetur nëse deputetë të BDI-së ose vetë ai është i gatshëm për të rrëzuar qeverinë aktuale, duke e mbështetur kreun opozitar Mickoski për formimin e shumicës së re, Mexhiti tha se problemi nuk qëndron në Qeveri, por vetëm te Grubi, për të cilin ai është i gatshëm të votojë për ta shkarkuar.

“Nuk kemi problem me orientimin e Qeverisë. E mbështesim këtë Qeveri. Problemet janë brenda BDI-së, që të dëgjohet zëri i strukturës. Nëse ngremë votëbesim, do të jetë vetëm për Artan Grubin”, ka deklaruar Mexhiri.

Ndërkaq, burime mirë të informuara partiake për Zhurnal bëjnë të ditur se Artan Grubi para ose pas zgjedhjeve lokale të Vjeshtës do lëshojë dy funskione që aktualisht i mbanë. Atë të sekretarit të partisë dhe ministrit për Sistem politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive ose postin e zëvendëskryeministrit të parë. Ndërkohë në një rikostruim të mundshëm të Qeverisë, BDI do ta shkëmbente Ministrinë e Jashtme me atë të Shëndetësisë, ndërkohë që Sekretariati për Çështje Evropiane do ti bashkohej MPJ-së me të cilën do të udhëheq LSDM. Zhurnal poashtu mësonse së shpejti do të mblidhet kryesia e BDI-së në Reçicë të vogël për të diskutuar për punën e ekzekutivit, si dhe rikostruimit të mundshëm. Ndërsa kërkesë e vetme e grupit të të paknaqëurve në këtë mbledhje do të jetë shkarkimi I Grubit nga posti i sekretarit partiak dhe disa posteve shtetërore