Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari nëpërmjet të  një postimi në profilin e  tij fejsbuk ironizon  deklaratat e LSDM-së  se në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti  në komunat  që deri tani janë drejtuar nga shqiptarët dhe partitë shqiptare, do të kandidojnë ,kandidat shqiptarë të LSDM-së.

Ja se çfar shkruan z. Taravari   në postimin e tij :

“Për ta dëshmuar orientimin qytetar, LSDM-ja në këto zgjedhje duhet të kandidon Shqiptar për kryetar komunash në Ohër, Manastir, Krushevë, Shkup. Nëse ja del të bind antarësinë e vet që duhet përkrahur dhe votuar masovikisht kandidat të tillë, atëhere padyshim që jemi rrugës së drejtë”

© fol.mk