Ministri i Arsimit Arbër Ademi, si përfaqësues i BDI-së, dje ka nderuar tubimin e LSDM-së në Tetovë. Ai në këtë tubim në mbështetje të Pendarovskit  shihet tepër në disponim në përcjellje të muzikës serbe, sa që  edhe kamerat që kanë regjistruar këtë event i kanë kapur lëvizjet e Arbër Ademit duke ndjekur me kokë   ritmin  e këngës s që ishte pjesë e protokollit të Pendarovskit në Tetovë. Ministri Ademi në fjalimin e tij në maqedonisht dhe shqip, ndër të tjera tha:

 

“Besoj se qytetarët fuqishëm do të japin mbështetjen për Pendarovskin, se do të japin përkrahje për Maqedoni evropiane, për Maqedoni euroatlantike. Kjo është nder i nderuar Pendarovski, respekt, përgjegjësi në drejtim të realizimit të qëllimeve tona të përbashkëta- anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE”, ka thënë Ademi./fol.mk