Me 62 vota për dhe 1 të përmbajtur Kuvendi republikan e emëroi Arbër Ademin zëvendës ministër të arsimit dhe shkencës së Maqedonisë, njofton Koha.

Arbër Ademi një kohë ishte Zëvendës kryeministër për Euro-integrime, ndërsa së fundmi zëdhënës i BDI-së. Ai vjen nga Kumanova dhe ka punuar profesor universitar në Universitetin e Shtetëror të Tetovës. Me profesion është jurist. Ai do të zëvendësojë Visar Ganiun i cili u zgjodh Kryetar i Komunës Çair.