Ardi Klimenta quhet modeli ynë i njohur nga Prishtina, i cili edhepse është në një moshë fare të vogël, arritjet i ka gjigande. Sot është veçanërisht e rëndësishme fotografia, të cilës shoqëria jonë nuk ia di vlerat aq sa duhet, kur dijmë që ajo të njeh me modën, të kategorizon, të nxit për zhvillime edhe më të mëdha artistike, fundja, të kujton vitet e kaluara. Kush mund të na i thotë këto më mirë se fotografi i pakrahasueshëm Veton Osmani, i cili se ç`niveli i takon, na reflektohet në veprimtarinë e tij në bashkëpunim me më të mirët e skenës sonë. Ai top-modelin katërvjeçar, Ardin jo më kot e veçon nga gjithë bashkëpunëtorët, se fiziku e natyra e Ardit janë të dalluara fort nga bashkëmoshatarët e tij, ndaj kërkesat për të po rriten dita-ditës për reklamimin e kompanive të ndryshme. Meritë për këto arritje, veç Vetonit, është edhe përkrahja e familjes së vogëlushit. Për Ardin së fundmi shkruan edhe disa portale kineze të cilat e çmonin si talent i fotove, e kjo na bën të jemi të sigurtë se Ardi do të arrijë të përfaqësojë kombin tonë në nivele të larta botërore.