Thashethemi i fundit që ka qarkulluar mes personazheve të njohur të showbiz-it është edhe ai për një fejesë të mundshme të Ardian Gaxhës me një prezantuese në Shqipëri. Sipas Prive, disa kohë më parë, Gaxha dhe moderatorja kanë nisur një lidhje, edhe pse vetë këngëtari nga Maqedonia nuk ka dashur të japë detaje për jetën e tij private.

 

Me gjasë, edhe lëvizjet e tij të fundit për lidhjen e dashurisë ka dashur t’i mbajë sekret. Megjithatë, nëse vërtet ka ndodhur një fejesë mes çiftit, me siguri do të merret vesh shpejt. Por për martesë, është akoma herët.