Protesta e nisur dje nga Lëvizja Nëna dhe Fëmija bashkë me Eco Guerilan dhe e mbeshtetur nga partite e reja opozitare  Shqiptare vazhdoj sot në sheshin Iliria, ku u protestua kundër ajrit të ndotur që shkakton Kombinati Jugohrom.

Protesta e sotme ishe nga më masivet që është  mbajtur  ndonjëherë në Tetove , ku pervec Tetovarëve kishte  edhe nje numër të madh të qytetarëve nga Gostivari dhe  Qytet etjera të Maqedonise të populluara me shqiptarë.

Gjatë protestës në Tetovë kundër ajrit, poashtu ka mbajtur edhe një fjalim para qytetarëve Arianit Xhaferi udhëheqës i lëvizjes Eco Guerilla duke thënë: 

 ‘Të nderuar bashkëqytetar, po edhe ju që keni ardhur nga qytetet tjera. Qeveria e Republikës së Maqedonisë tashmë një kohë të gjatë ka dështuar t’i jap fund ekocidit mbi qytetarët e Tetovës. Qeveria me arrogancë shpërfill kërkesat tona legjitime, duke u munduar ta defokusoj opinionin me forma e mënyra të turpshme. Kjo qeveri neve nuk na konisderon si njerëz por na numëron si vota. Qeveria e Maqedonisë u jep afate shtesë ndotësve për të mbushur xhepat e pronarëve të tyre, por edhe për t’i kënaqur oreksin interesxhinjve qeveritar. As Qeveria e as Komuna nuk arritën ta shndërrojnë Tetovën në qytetin më të pasur në vend, siç na premtuan. Përkundrazi u ngjitëm në vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit.

Në vazhdim fjalimi i plotë i Arianit Xhaferit:

Mjaft pritëm të vetëdijësohen, nuk u vetëdijësuan. Kjo është ultimatum:

  • kjo është kërkesë, të ndërpritet prodhimi në Jugohrom.
  • zhvendosja e deponisë në hyrje të qytetit të bëhet sa më parë .
  • Ndalimin e qarkullimit të të gjitha automjeteve që pa standarde ekologjike lëvizin nëpër qytet.                          Këto pika kërkojmë që të realizohen deri në mesnatën e ditës së premte, data 25 dhjetor, keni afat Qeveri, keni afat Komunë. Merreni këtë ultimatum seriozisht sepse ne e kemi shumë seriozisht ose përballuni me revoltën e qytetarëve’, kështu përfundon fjalimi i Arianit Xhaferit nga lëvizja Eco Guerilla

Arianit-Xhaferiprot 3 mas