Saraqina, Xherma, Shipkovica, Liseci dhe Sellca kanë qenë fshatrat të cilët kanë përcaktuar fitoren e Teuta Arifit në rrethin e dytë zgjedhor. Në këto fshatra Arifi ka krijuar avantazhin kundrejt Kasamit, që në fund i ndihmoi të dalë fituese. Shipkovica, Liseci dhe Sellca njihen si bastione të UÇK-së, kurse Saraqina si bastion i VMRO-DPNE-së, thonë njohësit e rrethanave politike në Tetovë.

Ndërkoë rezultatet e raundit të dytë tregojnë se Bilall Kasami ka fituar në qytetin e Tetovës, në Reçicë të Vogël dhe të Madhe, si dhe në fshatra të mëdha si Poroji e Xhepçishti. Mirëpo diferenca ka qenë më e ngushtë dhe nuk ka mjaftuar për fitore përfundimtare. Ndryshe Arifi fitoi garën me gjithsej 1.000 vota përparësi.