6 komuna në Maqedoni do të drejtohen nga gratë, gjegjësisht prej 80 komunave, përcjell Fol. 

Natasha Petrovska në Komunën e Manastirit dhe Milikie Halimi në Komunën e Haraçinës, vijnë nga radhët e LSDM-së dhe fituan zgjedhjet që në rrethin e parë, më 15 tetor.

Sonja Stanmenkova në Makedonska Kamenicë (LSDM), Teuta Arifi e BDI-së në Tetovë, Zhaklina Jovanovskanë në Nagoriçan të Vjetër (LSDM), ndërsa në Mogillë fitoi Jamsina Gulevska (LSDM). /Fol/