Profesoresha universitare Besa Arifi, ka shkruar një artikull në lidhje me pritshmëritë e saj sa i përket vitit 2017. Ajo thotë se ka pritur nga “mega intervistat” e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, të dalin në shesh disa punë lidhur me përgjimet që u publikuan nga LSDM-ja.

 

“Viti i ri për mua filloi me pritshmëri të mëdha, i kam pritur për çdo ditë intervistat e Gruevski. Për shembull kam pritur që shkurt t’i sqarojë disa çështje për opinionin rreth përgjimeve. Kam pritur që së paku të mundohet të sqarojë diçka rreth tyre dhe jo tërësisht të harrojë realitetin dhe të merret me çështje joreale. Nuk e di pse kam pritur diçka të tillë nga dikush që asnjëherë nuk do t’i pranojë mëkatet e veta”, shkruan mes tjearsh Arifi.

Arifi ka shkruar edhe rreth çështjes së patriotizmit të Gruevskit. Ajo thotë si mund të jetë patriot një njeri që hetohet për larje parash dhe rastje tjera në biznes./Telegrafi/