Nga Latif Arifi

 Platforma e përbashkët e partive politike shqiptare ishte dhe mbetet njëra nga opcionet më të përshtatshme për avancimin ,paksa ,të çështjes shqiptare në Maqedoni. Përballja e dikurshme e faktorëve politik shqiptar karshi atyre maqedonas ishte e zbehtë dhe pa koncept bazë, mirëpo ardhja e forcave të reja politike opozitare parlamentare tashmë e ndryshoi konceptualisht dhe prezantimin politik të çështjes shqiptare këto 25 vite në tranzicion.

 Përmes platformës shqiptare, duhet parë dhe taktizimet e disa partive politike që dëshirojnë të kërcejnë keq, mirëpo, ajo që duhet vënë në spikamë është sjellja e papërgjegjshme e Lëvizjes BESA ndaj kësaj platforme të përbashkët. Kjo lëvizje përmes prezantimit rrënjësisht të ç’akorduar nga përfaqësuesit e saj , rrezikonë seriozisht suksesin e këtij dokumenti të përbashkët të shqiptarëve.

 Nga njëra anë ditë më pare, deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli në emisionin Rruga drejt… ndër të tjera , tha: “ sa i përket tryezës së përbashkët është dashtë që BDI-ja ta thir të njëjtën” , edhe pse në takimin e pare të thirur nga BDI-ja ishte pikërisht lëvizja Besa e Fadil Zendelit ajo që bojkotoi takimin me arsyetimin se: “ajo nuk ulet me “kriminel”, që hetohen nga Prokuroria Speciale”. Kurse nga ana tjetër nuk e ka problem të ulet me po ata “kriminel” që hetohen nga e njëjta Prokuri si rasti “PUÇ”, ku i akuzuar i drejtpërdrejt është lideri i opozitës Zoran Zaev i cili me shumë bujë u prit në selinë e lëvizjes Besa.

Po në këtë vijë edhe një përfaqësues tjetër i kësaj Lëvizje, z. Skender Rexhepi – Zejd në një paraqitje publike të tij , konkretisht në emisionin debativ Click plus në TV21 i bëri “bisht” angazhimit të përbashkët shqiptar, duke kontestuar Platformën shqiptare edhe pse vetë lëvizja Besa është nënshkruese e këtij dokumenti.Për Zejdin dhe bashkëpartiakët e tij më e rëndësishme qenka “autorësia e platformës se sa përmbajtja esenciale e saj“. Andaj me të drejtë shrohet dilema, se kujt në të vërtetē mund ti shërbejë kjo qasje e Lëvizjes Besa ? Sigurisht gjithkujt, por asesi një agjende shqiptare.

Prandaj, është shumë e dyshimt edhe tentativa për “ikje” e përfaqësuesve të Lëvizjes BESA duke taktizuar skajshmërisht me autorsinë se sa me përmbajtjen e dokumentit në fjalë. Nga ana tjetër mosgatishmëria e tyre për të thirrur Tryezën e përbashkët të liderëve shqiptar, për të çuar procesin përpara dhe njëkohësisht për t’u koordinuar është edhe një dëshmi se këta nuk janë në vijë të interesave shqiptare, por janë “argat të Nikolla Gruevskit dhe Ivanovit” , me vetë faktin se flasin me “gjuhën e tyre”. Të mos flasim , pastaj për destruktivitetin e tyre që pa nevojë involvojnë në këtë storje edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama duke i dhënë të drejtë si Ivanovit poashtu edhe Gruevskit të kontestojnë , bile edhe të akuzojnë këtë platformë si të huaj dhe të përgatitur në fqinjësi.

 Nëse Lëvizja BESA trembet të bëjë thirrjen e një Tryeze të përbashkët të liderëve , atëherë dilema lind vetvetiu: ku mbeti prezantimi i denjë i tyre nëse arrijnë në pushtet për të përfaqësuar shqiptarët si duhet? BESA duhet të thirrë tryezën e përbashkët, të lërë teket menjanë të autorësisë së Platformës, por të fokusohet te përmbajtja, sepse ndryshe tekave të tyre do t’u përgjigjen shqiptarët përmes votës dhe se kjo mund të kalojë në një udhë pa krye për të gjithë. Nëse BESA nuk thirr tryezën e përbashkët, atëherë politkisht janë të papjekur të prezantojnë shqiptarët, ndryshe do të detyrohen të tjerët të marrin përsiper prezantimin dhe thirrjen e një tryeze të përbashkët për të bërë planin strategjik ndaj politikave maqedonase.

 

© fol.mk