Faton ARIFI

Përderisa miqtë dhe familjarët luteshin për jetën e Ziadin Selës, cinikët, arrogantët e partive simotra individë por edhe mediume në stilin kafshëror tipik të hienave filluan betejën partiake me akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit madje duke mbajtur llogari edhe për pikët politike të Ziadinit i cili po luftonte për jetën e tij. Shqiptarët nuk do të kenë rast më të mirë për të parë se çfarë qënie të brishta janë këto gjallesa prej mishi e koci që duken si njerëz. Ndalni një moment dhe shiheni veten në pasqyrë, por kujdes mos trembeni. Ska asnjë dyshim se e mira dhe e drejta do ta mposhtë të keqen, këta cinikë dhe arrogantë mediatik dhe individë nuk mund ti bëjnë dëm askujt, por gjithsesi duhet mbajtur shënim për arsye preventive. Respekt për atë pjesë të opinionit i cili dëshmoi se përveç hienave në mesin e partive ka edhe ca njerëz! Ziadini me gjithë atë që kaloi këtë ditë të rënda sidomos për atë dhe familjen e tij, gjendjen e vështirë shëndetësore etj.. përsëri madhështinë e tij e dëshmoi me apelet për unitet të popullit shqiptar dhe qëndrim të përbashkët. KY ËSHTË DALLIMI.
P.S Ky opinion mund të kuptohet vetëm për ata që syri dhe veshi u është lidhur me zemrën dhe trurin.

Autori i këtij teksti është gazetar dhe vepron në SHBA

© fol.mk