“Kënga magjike”,është një ndër festivalet i cili ka një jetëgjatësi si rrallë festival tjetër në vendin tonë.

Emrat më të njohur të muzikës sonë kanë shkelur këtë skenë, hite të pa numërta, duke e shndërruar atë në njërin prej festivaleve më të kërkuara, si për artistët ashtu edhe për publikun.

Këtë vit, festivalin e kanë pushtuar artistët më të mirë të vendit duke dominuar me baladat e shumta e që do të jenë një konkurrencë në vete për shkak të prurjeve të realizuara me shumë ndjeshmëri.

Arilena Ara, është këngëtarja që mbrëmë na prezantoi me baladën e saj ‘’ Nëntori’’, me muzikë dhe producent Darko Dimitrov ndërsa tekst nga Lindon Berisha.

“Nëntori” pritet të jetë një këngë premtuese përderisa Arilena na tregoi dhe një herë potencialin dhe zërin që e karakterizon.

Kënga besohet që është dedikim për babain e artistes i cili kohë më parë ka ndërruar jetë.

Ai ishte përkrahja më e madhe për artisten dhe siç e thotë edhe vetë në këngën “Nëntori”, ai ishte dashuria e saj e parë.

Kënga duket se ka prekur shumë njerzë, e posaqërisht ata që njohin Arilenën, pasi që ka marrë përkrahje të madhe nga shumë artistë të njohur si: Albërie Hadergjonaj, Xhensila Myrtezaj, Adelina Tahiri, Fjolla Morina, Flori Mumajesi dhe Valbona Selimllari.

E nga Arilena as në të kaluarën nuk kanë munguar këngët për njeriun e zemrës pasi që vitin e kaluar kënga “Vegim” ishte dedikim për babain e saj.