Lajmi më i mirë ditëve të fundit për shqiptarët e Maqedonisë vjen nga shtëpia përkujtimore “Nëna Tereza”. Më në fund këtë institucion do ta drejtojë një shqiptar, kjo falë angazhimit të Lëvizjes BESA dhe ministrit të Kulturës, Asaf Ademi.

Shtëpia Përkujtimore “Nënë Tereza”, e themeluar në vitin 2009 në Shkup, asnjëherë nuk ka qenë në interes të partive politike shqiptare në vend. Por, Lëvizja BESA – duke qenë e përkushtuar që ta mbrojë dhe afirmojë identitetin autentik dhe autokton të shqiptarëve në Maqedoni, është interesuar seriozisht dhe ia ka dalë që këtë institucion ta vendosë nën drejtimin e një kuadrit shqiptar. Bëhet fjalë për profesorin e muzikës, Arjan Asllanaj.

Në këtë mënyrë Shtëpia Përkujtimore “Nënë Tereza” tashmë do të jetë nën kujdesin e bashkëkombësve të Nënës Terezë, kjo falë Lëvizjes BESA, dhe kjo ndodhë për herë të parë që nga themelimi i saj.

Kjo shtëpi përkujtimore do të jetë në shërbim të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në vend, ku gjitha etnitë do të jenë të barabarta mes vete, duke e ruajtur edhe kujtesën kolektive për komunitetin katolik shqiptar në Shkup.