Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me tetë deputetët që votuan për ndryshimet kushtetuese, tha se ka biseduar për tre nga katër pika që janë kërkuar nga to. Zëvendësi i trupit kombëtar për pajtim do të jetë deputet nga grupi i ri parlamentar. Zaevi thotë se kërkesa për amnisti nuk është e pranueshme dhe se pajtimi kombëtar bëhet në Kuvend.

“Bashkërisht me ministren Renata Deskoska u konsultuam me grupin e ri parlamentar. Konstatoj se gjetën drejtime konkrete në pjesën e garancisë se procesi do të kryet nga ana e Greqisë. Identiteti maqedonas do të përforcohet”, tha Zaev.

Ai shtoi se është biseduar edhe për trupin kombëtar për pajtim, gjegjësisht janë precizuar të gjitha detajet. Me formimin e trupit do të vërtetohet edhe metodologjia.

“I përpunuam të gjitha detajet. Së bashku me ekipet juridike do t’i ndërtojmë tri kërkesat”, tha Zaev.