Turqia ka paralajmëruar sot SHBA-të se vendimi i tyre për t’i armatosur forcat kurde që luftojnë kundër ISIS-it në Siri, mund të përfundojë duke e lënduar vetë Uashingtonin.

Po ashtu, Turqia e ka akuzuar Amerikën, aleatin e vet në NATO, se po ia mban anën terroristëve.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka dhënë aprovimin e tij për furnizimin me armë të forcave kurde që e luftojnë ISIS-in në Siri, njoftoi dje Pentagoni.

Elementet kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF) do të pajisen me armë nga SHBA-të për ta ndihmuar në largimin e ISIS-it nga bastioni i saj Raqqa.

“Administrata e SHBA-së ende ka kohë ta konsiderojë ndjeshmërinë e Turqisë rreth PKK-së. Nëse nuk ndryshohet vendimi, atëherë sigurisht se do të ketë pasoja dhe do të rezultojë me rezultat negativ edhe për SHBA-në,” ka thënë kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.