Blogerja e njohur Armina Mevlani, apo siç njihet ndryshe dhe si e fejuara e Shkëlzen berishës ka rrëfyer disa detaje që ende nuk diheshin për atë dhe partnerin e saj.

E ftuar në emisionin Chic në News24, Armina Mevlani ka treguar më shumë rreth jetës profesionale, dhe jo vetëm.

E pyetur për marrëdhënien me Shkëlzenin, Armina është shprehur se ai është ndër personat që e ka mbështetur gjithmonë. Sakaq, Shkëlzeni javën që shkoi festoi ditëlindjen dhe Armina zbuloi dhe dhuratën që i ka bërë.

Edhe pse është shprehur se partneri i saj nuk pi duhan, blogerja thotë se i ka dhuruar një çakmak të veçantë.
“Unë i dhashë dhuratë një çakmak të bukur dhe special. Ai nuk pi duhan, por ndonjëherë në ndonjë rast mund të ndezë puro”- është shprehur blogerja.