OBRM-PDUKM-ja përmes kumtesës reagon ndaj arrestimit të deputetëve anëtarë të tyre dhe ish-funksionarë më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke e vlerësuar si përpjekje për heshtje të opozitës.

“OBRM-PDUKM sot është në goditje të huntës antishtetërore të Zoran Zaevit. Policia hyri në shtëpitë e deputetëve të OBRM-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ish zyrtarëve të partisë dhe të personave të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk ka respektuar imunitetin e deputetëve, por thjesht urdhrat politik për përballje me ata të cilët mendojnë ndryshe”, qëndron në kumtesën nga partia.

Sipas kësaj, hyrja e sotme dhe arrestimet e zyrtarëve të tyre janë përpjekje për heshtjen e opozitës dhe mposhtjen e rezistencës së partisë kundër, siç thonë, të gjithë politikave anti-shtetërore të cilat Qeveria i ka realizuar në këtë periudhë.

“Në momentin kur Qeveria shqyrton propozim ligj për lirimin e kriminelëve nga burgu, kur paralajmërohet lirimi i vrasësve nga Liqeni i Smillkovcës dhe kur vrasësit shëtitin të lirë nëpër rrugë, Zoran Zaev porosit përndjekje politike ndaj OBRM-PDUKM-së për shkak të gjoja rrezikimit terrorist të sistemit kushtetues, OBRM-PDUKM-ja u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë dhe të gjithë qytetarët të cilët nuk pajtohen me politikën anti-shtetërore të huntës qeveritare të dalin në protestë para Gjykatës Themelore Shkup në orën 13:30”, qëndron në kumtesë. /Fol/