Ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov është arrestuar në orët e mëngjesit, i dyshuar si përgjegjës dhe i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit 2017, ku u sulmuan deputetët e LSDM-së, ndërsa më rëndë e pësoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, shkruan Fol.

Në videon ekskluzive, në vijim mund të shihni arrestimin e Çavkovit. Përveç tij, janë arrestuar mbi 30 persona tjerë, të akuzuar për të ‘enjten e përgjakshme’. /Fol/