Me 09.02.2019 në Gostivar nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar personat V.A.(45) nga fshati Negotinë, Gostivar dhe J.T.(38) nga Gostivari për shkak se gjatë kontrollit personal tek to është gjetur heroin, transmeton Almakos.

Personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.