Dje (25-prill) në ora 12:40 dhe 16:00, në Zhelinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat Xh.U. (23) nga Zhelina dhe Z.A. (21) nga Ozurmishti i Tetovës, për shkak ata dyshohen se me datën 21/22 të këtij muaji kanë kryer një vjedhje të rëndë në një puntori në pronësi të personit M.B.(52) nga Reçica e Vogël e Tetovës, nga e cila kanë marrë disa sende (pajisje për punë).
Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresë përkatëse.TS