Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pret homolgun e tij nga Kosova, Vjosa Osmanin.

Pas mbajtjes së ceremonisë shtetërore me nderime të larta, në villën Vodno kanë mbajtur mbledhje delegacionet e udhëhequra nga Osmani dhe Pendarovski. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen çështje të rëndësishme dhe marrëdhënia mes dy shteteve fqinjë.

Presidentja kosovare sot gjithashtu do të takohet edhe me krerët tjerë shtetërorë në vend. /KlanMacedonia/