Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i së cilës u gjet sot, pasi ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor, është ende në stacionin policor, njoftojnë nga Prokuroria, transmeton tS.

Ndryshe nga disa shkrime që janë publikuar se ai ndodhet në paraburgim, nga Prokuroria Publike thonë se deri më tani për të nuk është kërkuar paraburgim.

Prokuroria do të njoftojë më shumë detaje rreth rastit nesër./TS