Ish-deputeti Ljubomir Josifovski mbrëmë është arrestuar dhe marrë në pyetje në stacionin policor Beko.

Policia ka konfirmuar se Josifovski është arrestuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se ish-deputeti në mënyrë joligjore është futur në sistemet kompjuterike të Regjistrit Qendror.

Pritet që gjatë ditës së sotme policia të jep më shumë detaje rreth këtij rasti.

Ndryshe, Ljubomir Josifovski ka qenë deputet i Partisë së Re Social-Demokrate në përbërjen e kaluar parlamentare. Ai ka qenë rival i Tito Petkovskit për pozitën e kryetarit të PRSD.