Ish-kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokoll Mitrovski, së bashku edhe me disa persona të tjerë, sot në mëngjes, është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, mëson AIM prej burimeve policore, përcjell Fol.

Siç bëjnë të ditur disa mediume tjera, Mitrovski është arrestuar për ndarjen e paligjshme të tokës në territorin e komunës dhe për dhënie joligjore nën koncesion të tokës. /Fol/