Një pjesëtar i mafias ruse është arrestuar sot pasdite në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup. Sipas informacioneve të disa portaleve, bëhet fjalë për 34 vjeçarin Aleksandar Dragoviç, i cili ka një dosje të pasur kriminale.

Ai është pjesëtar i grupit të mirënjohur të mafias ruse të njohur si “Vor v zakone”, e cila është e lidhur me shumë veprime dhe skenare kriminale të nëntokës së mafias në Ballkan.

Dragoviç ka dosje të pasur kriminale, dy herë i dënuar për tentim vrasje, për grabitje me armë dhe rrëmbim, me ç’rast për këto vepra vuajtur 9 vite burg.

Po ashtu mësohet se ai ka qenë pjesëmarrës në luftën në Ukrainë, duke luftuar përkrahë forcave ruse, si ushtarë mercenarë i paguar.

Ai më shumë se katër vite ishte në arrati dhe se policia po e kërkonte gjatë kohë, pas një fletëarresti të lëshuar, për vuajtjen e dënimit prej tre viteve. Kjo organizatë kriminale ruse daton nga vitet e 30-ta, ku pjesëtarë të saj janë rus të të gjitha ish-republikave ruse, por edhe nga diaspora dhe vendet sllave të Ballkanit.

Pjesëtarët e këtij grupi kanë disa rregulla strikte, pasi që nuk kanë të drejtë të kenë familje, bashkëpunim me shtetin apo pjesëtarë të ndonjë armate. Ata njihen përmes një tatue të vizatuar në trup. (INA)