8 C
Tetovo
E enjte, 8 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniArrestohet një shtetas austriak në pikën kufitare Tabanovc, i gjendet armatim në...

Arrestohet një shtetas austriak në pikën kufitare Tabanovc, i gjendet armatim në automjet

Më 07.10.2026, në orën 18:00, në Pikën Kufitare Tabanovc, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin P.R. (62) nga Austria.

Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit kamper “Fiat” me rimorkio me targa të Austrisë, të cilin ai po e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas, një revole, një paketim me 90 diabolë (plumba për armë ajrore) si dhe një paketim me 22 kapisolla iniciuese.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi u është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments