Një i punësuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike (DHP) është arrestuar sot pasdite në Shkup për shkak të dyshimeve se ka marrë ryshfet.

Sipas burimeve të hetimit, zyrtari tatimor që identifikohet me inicialet L.S. është arrestuar në një kafiteri në Qendrën tregtare “Zebra” në Shkup.