Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të ketë ndryshime më të mëdha në administratë me riorganizimin dhe optimizimin e saj, proces që do të përfundojë gjatë vitit 2020, dhe një pjesë e vogël në vitin 2021. Për aktivitet e ardhshme do të vijojë një seri e ndryshimeve ligjore, ndërsa mes tjerash rishikim i Ligjit për organizimin e organeve të administratës shtetërore, paralajmëroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

“Përfitimet që presim janë të krijohet kornizë për organizimin institucional, do të zgjidhet problemi me ndeshjen kompetencave të institucioneve, si dhe problemi me institucionet me një njeri.Do të kemi kritere të qarta për atë cilat institucione nga kush mund të themelohen dhe cili institucion para cilit përgjigjet. Të ndërpritet administrata ping-pong me qytetarët dhe firmat”, tha Mançevski në konferencën për media.

Ai i prezantoi aktivitetet fillestare nga zbatimi i analizës funksionale horizontale në administratë sipas planit të veprimit të miratuar me masa konkrete dhe afatin kohor, të cilit i ka paraprirë hartimi i institucioneve ekzistuese.

Siç ka treguar analiza e bërë rregullores, vetëm 62 organe janë të rregulluara me Ligjin për organizim dhe punën e organeve të administratës shtetërore, ndërsa 66 me ligje të posaçme.

Qeveria do ta zbatojë reformën me rekomandime të Bashkimit Evropian dhe SIGMA dhe me ndihmën e USAID-it dhe UNDP-së. Për procesin e ardhshëm, sipas Mançevskit, do të nevojitet edhe një seri ndryshimesh ligjore.

Nga 1 gushti i vitit të kaluar janë larguar 6.479 persona nga administrata në baza të ndryshime, si pensionim, me marrëveshje, prej tyre 901 vetë kanë dhënë dorëheqje. Numri i të punësuarve në sektorin publik, siç tha Mançevski, po ulet dhe arrin rreth 125.000.