Ka nisur në Durrës sesioni i parë i takimit një ditor informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbi thellimin e integrimit rajonal, me fokus ekonominë e tregtinë. Sërish Edi Rama ka përdorur sitilin e tij duke mbathur atlete të bardha.

Prej orës 09:40 të mëngjesit delegacionet kanë mbërritur në vendin e takimit. Kemi parë ardhjen e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviçm. Këtij takimi i janë bashkuar edhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe zv/Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, pasi sic thamë do flitet për integrimin, por edhe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.