Velimir Smilevski është kandidati i LSDM-së që do të garojë në komunën e Butelit të Shkupit për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Smilevski drejton degën e socialdemokratëve në Butel dhe se ai është kandidatura që ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet. Kandidatura e tij është përkrahur nga të gjitha nëndegët dhe se nuk ka pasur kundërkandidat ndaj tij.

Smilevski e njeh punën dhe zhvillimet në këtë komunë, pasi që deri tani ka ushtruar postin e këshilltarit komunal, por ai njihet edhe si biznesmen i suksesshëm me biznesin e tij privat. Smilevski synon që të vrapojë edhe pas votave të shqiptarëve në këtë komunë në raundin e dytë, pasi që ato janë vendimtare për të fituar Butelin.