Profesori i nderuar Agni Dika dhe shumë arsimdashës të tjerë të cilët kontribuan për arsimin shqip duke i rezistuar dhe bë ballë të gjitha presionet si shenjë rrespekti dhe mirënjohjeata sot nuk ftohen as në përvjetorin e Universitetit të Tetovës.
Lidhje me këtë në llogarin e tij në facebook ka reaguar prof.Agni Dika i cili ka shkruan:

Në përvjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës
Pavarsisht se asnjëherë nuk na thërrasin në përvjetoret e themelimit të Universitetit të Tetovës, ne ishim aty kur duhej të jemi, kur mes tjerash u përballëm me presione, burgosje dhe dhunë shtetërore. Por, njëkohësisht përjetuam edhe momente krenarie, meqë e kishim përkrahjen e fuqishme të popullatës arsimdashëse, si dhe vendosmërinë e studentëve që të studjojnë në një institucion të mohuar nga shteti.
Strukturat udhëheqëse të Universitetit munden edhe të na anashkalojnë, por rëndë do të jetë që t’i zhdukin dokumentet, si dhe ta fshijnë historin nga memoria e popullatës, e cila ishte shtylla kryesore e funksionimit të Universitetit në hapat e tij të parë./fol.mk