Ndonjëherë rrobat tona të preferuara ose të shtrenjta janë dëmtuar pasi ne nuk kemi zgjedhur mënyrën e duhur se si t’i vendosim ato në dollap.

Për këtë arsye ne do ju sjellim më poshtë, disa gabime që duhet të shmangni, që rrobat tuaja të duken si të reja.

Vendosni në varëse rrobat e palara

Para se të largoni rrobat tuaja për ruajtje sezonale, merrni masat që ato të jenë të lara, pasi në këtë formë palltoja juaj do të humbasë shkëlqimin e saj origjinal dhe rrobat prej lëkure do të duken si të vjetra nëse zgjidhni t’i  vishni sërish sezonin tjetër.

Vendosni në varëse rrobat e leshta

Rrobat e qendisura dhe të leshta nuk duhen vendosur në varëse rrobash. Kjo i bën ata të humbasin formën e tyre. Raftet janë perfekte për të ruajtur rrobat e qendisura.

Vendosni në varëse fustanet e gjata

Kjo është një formë e gabuar që shpesh ne zgjedhim që të varim fustanet e gjatë. Ato prekin fundit e dollapit, duke u dëmtuar. Mënyra e duhur, është t’i vendosni si në foto e mësipërme.

Palosni reçipetat

Nëse i vendosni në këtë formë reçipetat, ekziston rreziku që t’u prishni formën. Prandaj ju duhet t’u vendosni ato në sirtare, duke ruajtur me kujdes formën e tyre.