Dimri është kthyer në një sinonim të neglizhencës, për sa i përket kujdesit ndaj shëndetit. Netët e ftohta dhe zjarri i ngrohtë na detyrojnë ta shoqërojme me ushqime kalorike dhe alkool, por a ekziston një arsye tjetër përveç këtyre që ne na detyron të shtojmë disa kile në dimër?

Sipas ekspertëve, ekziston një arsye tjetër përveç stilit të dëmshëm të jetesës që na bën të shtojmë peshë gjatë ditëve të ftohta dhe kjo mendohet të jetë mungesa e diellit. Shkencëtarët e Universitetit të Albertës, zbuluan se qelizat dhjamore, të cilat ndodhen nën lëkurë në fakt shkrihen më lehtësisht kur janë në kontakt me diellin. Kur ne jemi në ekspozimin e dritës, ajo penetron nën lëkurën tonë, dhe bën që qelizat dhjamore të shkrihen më lehtësisht dhe të mos kultivojnë më tepër dhjam.