Ndonëse prova e makeup-eve është e ndaluar rreptësisht në dyqanet kozmetike, askush nuk e mohon që ka tentuar t’i provojë produktet kur roja i sigurisë apo vajza e dyqanit nuk janë pranë jush. Duket se është e pamundur të krijosh një ide se sa ju shkon ngjyra e buzëkuqit apo lapsit nëse nuk lyehni me këtë të fundit, por mikrobiologët shpjegojnë arsyen përse nuk duhet ta bëni më këtë gjë.

Përdorimi i mostrave në dyqanet kozmetike mund të përhapë sëmundje ngjitjese si herpesi .
Në sipërfaqen e produkteve testuese mund të gjenden spërkla pështyme të cilat mund të përhapin virusin herpes. Ju nuk e dini se kush e ka provuar atë buzëkuq ndaj nuk mund të jeni të sigurtë se çfarë virusi mund të merrni.
Sipas Daily Mail peneli dhe rimeli gjithashtu mund të acarojnë sytë tuaj, e shumë produkte të tjera mund të bartin salmonelën ose e.coli.Veç kësaj, furçat e makeup-it mund të mbledhin gjithashtu baktere si atafilokok aureus dhe streptokok.

Shumica e njerëzve kurrë nuk do ta ndanin furçën e dhëmbëve me të tjerët, ndërkohë furçat e makeup-it po. Ekziston një rrezik real për kapjen e infeksioneve bakteriale dhe herpesit, pasi ne të gjithë kemi mikroorganizma të ndryshëm që jetojnë me ne, dhe nëse një produkt përdoret nga 30 apo 40 njerëz rreziku rritet ndjeshëm .
Megjithatë, problemet kanë dalë në dritë pasi një grua amerikane paditi një kompani produktesh kozmetike, pasi ajo pretendoi se u infektua me herpes pas perdorimit të produkteve të asaj firme.
Një raport i Daily Mail pohon se tre të katërtat e artikujve testues përmbanin bakterin e stafilokokut. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se 43 përqind e penelit dhe rimelëve përmbajnë mikroorganizma të ndotur.