Me siguri që e keni vënë re që dritaret e aeroplanëve kanë vrima ajrimi, por pak njerëz e dinë se për çfarë shërbejnë ato.

Gjatë ngritjes së aeroplanit nga toka, zvogëlohet presioni i ajrit. Aeroplanët janë projektuar që në kabina të mbajnë një nivel të sigurt të presionit përkatësisht që presioni në aeroplan të jetë më i madh se jashtë.

Ndryshimet e presionit ndikojnë në dritaret e aeroplanit, përkatësisht në të tri shtresat e dritares: të brendshme, të mesme dhe të jashtme.

Pikërisht për shkak të diferencës në presion, që i ekspozohet shtresa e jashtme dhe e brendshme, shtresa e mesme e xhamit të dritares ka një vrimë e cila barazon presionin.