Nga fryti i limonit ka  shumë përfitime shëndetësore për shkak të përbërjes së vet me acid citrik.

Veç acidit, limonët përmbajnë edhe flavanoide, të cilat janë të njohura për vetitë e tyre me antioksidantë dhe antikanceroze.

Shumë doktorë dhe ekspertë shëndetësorë rekomandojnë ta përfshini limonin në shujtat e përditshme, pasi që i heqin toksinat nga trupi. Veç kësaj, limonët konsiderohen si antidepresues të mahnitshëm dhe janë të mirë në betejën kundër shqetësimit dhe depresionit.

Ekspertët tregojnë se duhet ta përdorni të gjithë frytin, pasi që lëngu dhe farat e veta janë tejet të mira. Në fakt, lëvorja e limonit përmban 5 deri 10 herë më shumë vitamina sesa lëngu.

Përveç shumë përfitimeve shëndetësore, limonët kanë shije të jashtëzakonshme dhe duhet t’i shijoni si në vijim:

Merrni një limon organik, pastrojeni të tërin dhe vendoseni në frigorifer. Posa të ngrihet, merreni dhe prijeni. Limoni i përgatitur në këtë mënyrë do të merr një aromë të re, dhe do të jetë tejet i shijshëm për konsumim, e më e rëndësishmja është se do të jetë i shëndetshëm për trupin.