Çiftet të cilat përballen me divorcin mendojnë se erdhi fundi i botës. Ata mendojnë se si do të vazhdojnë jetën e tyre, se si kjo gjë do të ndikojë tek fëmijët etj.
Çiftet të cilat përballen me divorcin mendojnë se erdhi fundi i botës. Ata mendojnë se si do të vazhdojnë jetën e tyre, se si kjo gjë do të ndikojë tek fëmijët etj.
Edhe pse këto shqetësime janë të kuptueshme, është e rëndësishme të fokusoheni tek gjërat pozitive që mund t’iu sjellë jeta si beqar/e.
Ja disa nga ato:
Martesa mund t’iu jap një ndjenjë sigurie por divorci mund t’iu jap mundësinë e një jete të re. Të qëndroni në një martesë të keqe mund t’iu duket se e dini se si jeta juaj do të vazhdojë. Por, divorci mund t’ua hap një derë të re dhe shpresë për ta gjetur dikë që iu dashuron.
Të jeni një prind beqar/e është më mirë për fëmijët tuaj se sa të qëndroni brenda një martese të keqe shkaku i tyre. Ata në ju shohin shembullin se si do t’i zhvillojnë lidhjet e tyre, nëse duan që ato të jenë të lumtura, të shëndetshme dhe përplot respekt apo të marrin atë që iu ofrohet duke mos kërkuar atë që duan në të vërtetë.
Divorci mund të jetë i dhimbshëm por posa të mbarojë ju do të ndjeni një lehtësim. Ai do t’iu lejoj që ju të gjeni njeriun me të cilin duhet të ishit që në fillim bashkë.
Pas divorcit ju do të keni mundësinë të fokusoheni në vetveten dhe ta doni prapë veten. Ju do të gjeni një paqe dhe lumturi që iu kishte munguar për një kohë të gjatë.
Divorci nuk është gjëja më e keqe që mund t’iu ndodh fëmijëve tuaj. Gjëja më e keqe për ta është që t’iu shohin të palumtur dhe të burgosur brenda një martese joproduktive. Pas divorcit edhe jeta juaj edhe e fëmijëve do të jetë çdo ditë e më e mirë.
Divorci do t’iu ndihmojë që ta mësoni dallimin ndërmjet qëndrimit vetëm dhe vetmisë. Pasi ndarjes ju do të jeni e çliruar nga ndjenja e vetmisë duke qëndruar me njeriun e gabuar.
Një prind i lumtur është një prind më i mirë. Kjo sepse ju do të keni energji dhe liri për ta jetuar një jetë të lumtur, e kur jeni i lumtur mund t’i lumturoni edhe të tjerët.
Pas divorcit të gjithë energjinë që e keni shpenzuar duke u munduar ta bëni martesën tuaj të funksionojë mund t’ia dedikoni gjërave tjera.
Ne të gjithë meritojmë që të na duan prandaj përse duhet të qëndroni me dikë që nuk e doni dhe nuk iu do. Divorci iu jep mundësinë që ta doni dikë dhe t’iu dojë dikush prapë dhe t’iu konsiderojë prioritet në jetën e tyre.
Jeta është shumë e shkurtë ta kaloni në një lidhje të pashëndetsh.