Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka falënderuar publikisht liderin Ali Ahmeti dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për besimin e dhënë duke e emëruar atë në postin e sekretarit organizativ.

Falënderimi në rrjetin social facebook është shoqëruar me fotografin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

“Mirënjohës të gjithëve për uratat, falënderues anëtarëve të këshillit të përgjithshëm si dhe kryesisë për mbështetjen, i sprovuar nga lideri me besimin e dhënë!
Bashkimi ka qenë dhe do të mbetet kryefjala e veprimit tonë shoqëror.
Bashkë!”, ka shkruar në facebook deputeti i BDI-së Artan Grubi.