Artan Grubi i fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e partisë në një postim në facebook.

Nga partia BDIAthonë se procesi i regjistrimit i anëtarësisë ka nisur dhe do të vijojë gjatë muajit mars të këtij viti.
Regjistrimi i anëtarësisë në BDI tashmë mund të bëhet edhe online në www.bdi.mk ose në të gjitha këshillat vendor dhe degët e BDI-së në çdo vendbanim si dhe në selitë e partisë në Tetovë dhe Shkup.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu thonë se kjo parti sërish po rihap dyert për të gjithë qytetarët që bashkë të ndërtojnë BDI-në e dy dekadave të ardhshme si vlerë e përbashkët e të gjithë qytetarëve, pasi që të gjitha të arriturat e BDI-së ndër vite janë rezultat i kontributit të votuesve dhe punës sonë të përbashkët.