Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me thirrjet kundër shqiptarëve të tifogrupit maqedonas ‘Komitët’.

Grubi shkruan se gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme të disa të rinjve në mes të Shkupit duhet të dënohen.
“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi.