Ekzistojnë ushqime të cilat mund të na ndihmojnë që të mbrohemi nga problemet e mundshme me zemrën, megjithatë ekzistojnë edhe të tilla që mund të shkaktojnë probleme
Mishi i përpunuar në mënyrë industrialeSalsiçet, suxhuku, produktet e mishit të tharë dhe proshutat, madje edhe ato të bëra nga mishi i gjeldetit, në vete përmbajnë sasi të madhe të nitratit, nitritit dhe natriumit, të cilët ndërlidhen me problemet e zemrës. Mishi i përpunuar në mënyrë industriale gjithashtu përmban një përqindje të lartë të yndyrave të ngopura dhe pak proteina, dukshëm më pak se cilido mish i zakonshëm që mund ta përgatisni.

Mishi i kuqEdhe pse mishi i kuq është më i shëndetshëm sesa ai industrial, kjo nuk do të thotë se quhet tepruar, për shkak se ai përmban sasi të mëdha të yndyrave të ngopura.Ushqimi i fërguarDisa restorante e përdorin vajin disa herë para se ta heqin nga përdorimi, e një gjë e tillë bën që yndyrat me secilin përdorim të ri të bëhen gjithnjë e më të ngopura.PicaDuke u varur nga fakti se ku e blini, vetëm një pjesë mund të ketë dy të tretat e sasisë së rekomanduar ditore të yndyrave të ngopura. Edhe pse mund të duket se bëhet fjalë për djathë të vërtetë, shumë piceri përdorin produkte qumështi të përpunuara në mënyrë industriale.Trans-yndyratKëto yndyra krijohen në procesin,i cili bën që vaji i bimëve të jetë më i dendur. Trans-yndyrat nisin nivelin e LDL-së, ose kolesterolit të keq, derisa njëkohësisht reduktojnë nivelin e HDL-së, kolesterolit të mirë. Edhe pse shumë prodhues e zvogëlojnë sasinë e trans-yndyrave në produktet e tyre, ato edhe më tutje mund të gjenden në disa margarina të caktuara.Pijet e gazuaraKur bëhet fjalë për sëmundje të zemrës, shumë njerëz mendojnë në kolesterol dhe yndyrë, por edhe sheqeri mund të jetë njëjtë i rrezikshëm në rast se konsumohet në sasi të mëdha. Vetëm një pije e gazuar në ditë mund për 20 për qind që ta rrisë rrezikun nga pësimi i sulmit në zemër.