Artistët amerikanë që do të lënë vendin nëse fiton Trump

Disa nga artistët më në zë në SHBA kanë lidhur rezultatet e zgjedhjeve me qëndrimin e tyre ose jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumica e tyre kanë deklaruar se do të largohen në Kanada apo vende të tjera në rast se Trump fiton zgjedhjet, duke u lutur që kjo të mos ndodhë.

Në listën e yjeve amerikane, të cilët paralajmërojnë të largohen nga SHBA, nëse kandidati republikan, Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale futen këngëtarja Cher, ylli i serialit “Breaking Bad, Bryan Cranston, këngëtarjaikonike Barbra Streisand etj.

Edhe këngëtari Ne-Yo ka thënë se do të bëhet fqinj me reperin Drake, në kryeqytetin e Kanadasë në rast se zgjedhjet fitohen nga republikani.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mbështetësit e Trump kanë thënë se në rast humbjes së zgjedhjeve nga ana e tij, do të zhvendosen në Rusi. /albeu.com/